Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së katërt kualifikuese të Kampionatit Evropian që Kosova është duke e zhvilluar ndaj Bjellorusisë.
Ende nuk është shënuar asnjë gol në “Szusza Ferenc Stadion” të Budapestit, derisa futbollistët e Kosovës kishin një dominim ndaj bjellorusëve.
Bersant Celina e pati një mundësi të mirë në minutat e fundit për ta kaluar Kosovën në epërsi, por goditja e tij nga jashtë zone u devijua nga bjellorusët.
Vlen të theksohet se Dardanët patën ndryshim në formacion, kur në minutën e 25-të u inkuadrua në lojë Ermal Krasniqi në vend të Leart Paqaradës së dëmtuar.
Kujtojmë që Zvicra në anën tjetër është duke i bërë favor Kosovës, pasi që po e mposht Rumaninë me rezultat 2:0.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor