Mbretëria e Bashkuar ka fituar një çështje kundër një urdhri të Brukselit për të rikuperuar miliona euro nga Bursa e Londrës, ITV dhe shumëkombëshe të tjera pas akuzave se kishin përfituar lehtësime të paligjshme tatimore.
Kështu ka bërë me dije gjykata e lartë e BE-së.
Komisioni Evropian bëri urdhrin e tij origjinal në vitin 2019, përpara se Mbretëria e Bashkuar të largohej zyrtarisht nga BE një vit më vonë.
Gjykata e Drejtësisë e BE-së ka bërë me dije se “anulon vendimin e Komisionit që konstaton se disa rregulla të Mbretërisë së Bashkuar mbi tatimin e kompanive të huaja të kontrolluara janë ndihmë shtetërore të papajtueshme me tregun e brendshëm dhe anulon vendimin e Gjykatës së Përgjithshme që konfirmon atë vendim”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com