Ka përfunduar numërimi i votave në Qarkun e Korçës, ku fituese me 48.9% të votave është shpallur Partia Socialiste (PS).
Drejtuesi politik i PS-së, Niko Peleshi, në një konferencë për mediat, nga Bashkia e Maliqit, ku dhe u mbyll qendra e fundit e votimeve falenderoi të gjithë qytetarët e Korçës për besimin që i dhanë PS-së.
“Fituam bindshëm. Falenderoj qytetarinë që na besuan votën”.
Nga Korça ai dha një mesazh për Partinë Demokratike.
“I shtrijmë dorën bashkëpunimit me Partinë Demokratike. Ka një derë të hapur për bashkëpunim”.
Peleshi tha se fitorja gjashtë me pesë është shumë e bukur.
“Korça zgjodhi modelin e duhur qeverisës. Përurelm para çdo qytetari që na kanë besuar mandatin më të rëndësishëm”.
Në përfundim ai fitoren ia dedikoi qytetarëve.
“Fitorja ka emrin e qytetarëve. Votuan modelin e duhur të të rinjve, të karrierës për të ecur përpara”.
“Ta çojmë Korçën aty ku duhet”, e mbylli Peleshi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com