Këtë të enjte të 20 korrikut do të mbahet në Kuvendin e Shqipërisë seanca e fundit plenare për këtë sezon.
Rendi i ditës parashikon raportimin e disa institucioneve për veprimtarinë e vitit të shkuar.
Po ashtu pritet të kalojnë ligje që kanë hasur jo pak kundërshtime nga opozita.
Sakaq, në seancë pritet të kalojnë disa projektligje të rëndësishme si ai për legalizimin e kanabisit dhe ligji për studentët e Mjekësisë, të cilët kanë nisur një protestë në dyert e ambienteve të parlamentit.
Studentët, duke mbajtur pankarta në duar, kundërshtojnë projektligjin e qeverisë për t’i detyruar të punojnë për një periudhë 5-vjeçare brenda vendit në mënyrë që të mund të pajisen me diplomën e shkollës së lartë.
“Duart që shërojnë nuk duhet të prangosen”, shkruhet në një nga pankartat.
Gjithashtu studentët kanë kërkuar përmes një shkrese zyrtare, të marrin pjesë në seancën plenare dhe të dëgjohen në Kuvend.
Ata kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit Evis Kushi, e cila në një deklaratë të saj është shprehur se ligji për punën e detyrueshme do të miratohet.
Studentët paralajmërojnë gjithashtu bojkot të vitit akademik nëse qeveria nuk pranon të tërhiqet nga ky projektligj.
Ata nuk ndalen së kundërshtuari këtë projektligj.
Sipas tyre, ata nuk duan të largohen nga Shqipëria dhe e cilësojnë këtë vendim në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut në mbajtjen me detyrim në atdhe.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore