Sporti më i shpejtë në botë rikthehet në fund të këtij muaji, por kjo nuk është e vetmja që do të ofrojë ky sport gjatë marsit.
Nga dita e nesërme, F1 do të jetë tërësisht aktive deri në fillimin e sezonit më 26 mars.
Fillimisht, do të prezantohen makinat që ende nuk i kanë shfaqur ngjyrat për sezonin tjetër.
Më 2 mars, Mercedes dhe Alpine janë të parët në radhë për të zbukuruar edhe më shumë “rrjetën” e startit në F1.
Me radhë vijnë skuadra e tjera:
3 mars – Aston Martin prezanton makinën, rikthehet pas afro 60 viteve në këtë sport.
4 mars – Radha për amerikanet e HAAS F1.
5 mars – E dobët, por me histori të madhe, Eilliams sjell versionin e vitit 2021.
10 mars – Ferrari forcon të kuqen me makinën e re, me synim që të përforcojë edhe performancat.
12-14 mars – Fillojnë testimet e para për sezonin 2021 në Bahrain.
19 mars – Sezoni i tretë i show-it televiziv të F1 “Drive to survive” që shfaqet në Netflix.
26-28 mars – Gara e parë e sezonit, në Bahrain, në rrugët e shkretëtirës së Sakhir.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael