Autoritetet marokene planifikojnë të shpenzojnë të paktën 11.7 miliardë dollarë për rindërtimin e tërmeteve gjatë pesë viteve të ardhshme, tha pallati mbretëror.
Më shumë se 2 mijë e 900 persona humbën jetën nga tërmeti katastrofik i 8 shtatorit, me magnitudë 6.8 ballë të shkallës Rihter.
Zonat e prekura nga tërmeti janë ndër më të varfrat në Marok, me shumë fshatra të largëta pa rrugë dhe shërbime publike të duhura.
Plani i rindërtimit do të mbulojë 4.2 milionë njerëz në provincat më të goditura të Al Haouz, Chichaoua, Taroudant, Marrakech, Ouarzazate dhe Azizlal, tha pallati mbretëror pasi mbreti Mohammed VI u takua me zyrtarë qeveritarë dhe ushtarakë.
Plani përfshin ristrehimin dhe përmirësimin e infrastrukturës në një mënyrë që është e përshtatshme për zhvillimin social dhe ekonomik në zonat e prekura nga tërmeti, raportoi Reuters.
Siç është paralajmëruar, ky plan do të financohet nga buxheti i shtetit, ndihma ndërkombëtare dhe një fond i krijuar pas tërmetit.
Fondi deri më tani ka mbledhur rreth 700 milionë dollarë donacione.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com