Sport

Marku vazhdon pa humbje, mposht Luisetto-n


Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka bërë krenar përsëri të gjitha shqiptarët nëpër botë duke mposhtur francezin Jorick Luisetto.

Marku ka mbrojtur titullin e peshave të lehta, duke fituar duelin me vendim të jurisë.

Shqiptari Marku dhe francezi Luisseto janë ndeshur në Londër, në stadiumin e Wembley, ku dueli kryesorë ishte mes Riakporhe dhe Durodola-s.

Dueli mes Markut dhe francezit zgjati tetë runde në kategorinë deri në 66.7kg, ku në shumicën e kohës ishte dominant boksieri shqiptar.

Vendimi i gjyqtarëve për triumfuesin e ndeshjes ishte i ngushtë, 78 pikë kishte Marku, dhe 76 Luisetto.

Pas kësaj fitore, Marku qëndron ende i pamposhtur në kategorinë IBF.

Pas përfundimit të ndeshjes, Marku shprehu se është i interesuar të zhvillojë një ndeshje në Shqipëri, dhe se kjo ishte fitore e vështire, por në fund e realizuar.

“Boksi është jeta ime. Do të dëshiroja të zhvilloja një ndeshje në Shqipëri”, tha Marku.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore