Këtë vit të ri, blerjet luksoze do të mundësohen më lehtë falë teknologjive të reja që nuk ofrojnë vetëm komoditetin e blerjes online, por edhe hapsirën virtuale të proves së produktit. Gjatë vitit 2020, industria luksoze u përball me pandeminë COVID-19, që çoi në mbylljen e dyqaneve fizikë dhe aktivitetet e përditshme u ndalën globalisht, por kërkesa për produkte luksoze u rrit.
Tani më shumë se kurrë, klientët po kërkojnë një përvojë ndryshe përmes Inteligjencës Artificiale. Markat luksoze të tilla si Dior, Louis Vuitton, Burberry, Estée Lauder, Tommy Hilfiger dhe Levis kanë përdorur chat-bot për të shtuar atë prekjen sa më afër të produktit, të nevojshme për klientët e sotëm. Hyrja ekskluzive në ambjentet e dyqaneve të markave, pamjet paraprake deri te këshillat e stilit, janë strategji që nëpërmjet teknologjisë, rrisin përvojën e klientit duke i bërë të ndihen si VIP-a. Duke shkuar më tej, markat përdorin metodat e tyre për të siguruar email-e me shënjestër më të mirë drejtuar klientëve potencialë.
Një fushë tjetër ku markat e stilit të jetës po shkojnë, është Realiteti i Zgjeruar. Gucci po bën punë mbresëlënëse në këtë fushë duke u siguruar klientit hapsirën virtuale të provës. Veçoria (RZ) në aplikacionin IOS lejon blerësit të provojnë atletet e tyre. E vetmja gjë që duhet bërë është të vendoset telefoni në këmbë, dhe mund të shihet një imazh dixhital i atleteve nga kënde të ndryshme. Kjo i ndihmon blerësit të marrin vendime më lehtë kur përpiqen të bëjnë blerje. Ky territor i ri në teknologji luan një rol të madh në marketing sepse shkon aq pranë klientit sa studjon edhe emocionet e tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Në zbulim të feniminitetit”, stilistja shqiptare flet për bashkëpunimin me Calvin Klein
-
Naomi rrëfehet si kurrë më parë: Sado të rrëzohem, do të ngrihem sërish – Ja vlen të luftoj për gjeneratën e re
-
Legjendat mbi humbjen ‘e çmendur’ në peshë të Maria Callas
-
Katy Perry: Nëse burri im pastron kuzhinën, unë e shpërblej me…
Lajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor