Sport

Mario Mandzukic dhuron pagën për bamirësi


Sulmuesi i Milan-it, Mario Mandzukic, ka pësuar një lëndim që e detyroi të qëndrojë jashtë fushave gjatë gjithë muajit mars.

Në këtë mënyrë, kroati ka vendosur që pagën e këtij muaji, ta dhuroj për bamirësi.

Duke mos qenë i gatshëm për ta ndihmuar Milan-in për një muaj, Mandzukic ka menduar që dhurimi i pagës është gjëja e duhur për t’u bërë.

“Një gjest fenomenal”, e konsideron presidenti i Milan-it, Paolo Scaroni.

“E demonstron etiken, profesionalitetin, dhe respektin që ka Mario Mandzukic si njeri dhe për Milan-in”.

“Në këtë mënyrë, klubi do te ketë mundësi që të mbështes edhe me shumë projektin e Milan-it në favor të të rinjve”, mbylli Scaroni.

Mandzukic u bashkua me Milan-in në janar të këtij viti.

Ai ka humbur shtatë nga 12 ndeshjet e mundshme për shkak të lëndimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore