Shqipëria

Margariti: Mirë-rregulluam vendimin për fondin e trashëgimisë kulturore


Ministrja e Kulturës në Shqipëri, Elva Margariti, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave të mërkurën e 26 janarit bëri me dije se u miratua një vendim për mirë-rregullimin e ligjit për Fondin Kombëtar të Kujdesit të Trashëgimisë Kulturore.

Sipas ministres, ky vendim respekton angazhimin e bonusit për rijetëzimin e trashëgimisë kulturore.

Në vendim, sqaroi Margariti, u përcaktuan rregullat e funksionimit të këtij fondi.

Fondi Kombëtar ka ardhur si pjesë e kuadrit të ri ligjor për Trashëgiminë dhe Muzetë.

Bonusi i rijetëzimit, për zyrtaren shqiptare, është një nga prioritetet e qeverisë.

Mënyra e organizimit të këtij fondi do të jetë sipas një strukture ad hoc.

Fondi Kombëtar parashikon realizimin e projekteve për zhvillimin, mbrojtjen, konservimin, restaurimin, rijetëzimin e pasurive kulturore.

Kjo, përmes granteve apo instrumenteve të tjera të financimit.

Ndër të tjera, struktura bën dhe zhvillimin e projekteve kulturore.

Qëllimi i të cilave, është pikërisht promovimi i trashëgimisë kulturore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore