Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 6 persona, derisa janë regjistruar 232 raste të reja me COVID-19.
Nga 232 rastet e infektimit, 38 janë ri-infektime.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 2 mijë e 787 testime për COVID-19.
Janë regjistruar gjithsej 221 pacientë të rikuperuar brenda 24 orëve të fundit.
Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 1 mijë e 975.
Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 951 mijë e 621 testime të COVID-19 në vend.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 304 mijë e 878 pacientë, ndërsa të shëruar 293 mijë e 700, kurse vdekje 9 mijë e 203.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com