Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, 30 persona e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, dhe janë regjistruar 577 raste të reja.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së MV-së, janë kryer 5 mijë e 362 testime për COVID-19, ndërsa janë shëruar gjithsejtë 1 mijë e 10 pacientë.
Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 13 mijë e 166.
Ndërsa numri i pacientëve të shëruar deri më tani është 163 mijë e 70 persona.
Kurse vdekjen nga COVID-19 e kanë gjetur 6 mijë e 214 persona, thuhet në njoftim të MSH.
Në vend deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 211 mijë e 959 testime të Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga COVID-19 që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 182 mijë e 450.
Ndërsa vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend.
Janë aplikuar gjithsej 1 milion e 358 mijë e 67 doza të vaksinës, ndërsa 603 mijë e 795 qytetarë janë rivaksinuar thuhet në njoftim.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com