Maqedonci: Situata e sigurisë merr prizëm tjetër përmes bazës ajrore të NATO-s në Shqipëri
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e rihapjes së bazës ajrore ushtarake në Kuçovë të Republikës së Shqipërisë, e ka vlerësuar këtë ngjarje si “historike” dhe që do t’i japë “karakter” tjetër gjeostrategjik Shqipërisë e Ballkanit në përgjithësi.
“Kjo bazë që do të shërbejë si bazë ajrore taktike e operacionale, përbën investimin më madhor të Shqipërisë dhe aleancës së NATO-s, si aset i vyer i mbrojtjes kolektive në dekadën më të kërcënuar të sigurisë”.
Sipas tij baza ajrore e Kuçovës, do të shërbejë edhe për ta fuqizuar situatën e sigurisë.
“Përmes bazës ajrore të Kuçovës, situata e sigurisë në Ballkan tashmë do të shihet nga një prizëm tjetër, sigurisht më i konsoliduar se kurrë bashkëpunimi ndërmjet shteteve anëtare të NATO-s dhe fqinjëve tanë që duan stabilitetin”.
Maqedonci, para të pranishmeve paralajmëroi se edhe FSK-ja do të ngrisë edhe kapacitetet e saj ajrore.
“Gjersa Forca e Sigurisë së Kosovës, në përputhje me Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit, do të ngrisë dhe kapacitetet e saj ajrore, urojmë që Shqipëria të vazhdojë ndërtimin e flotës moderme ajrore”, tha Maqedonci.
Duke shtuar se, “çdoherë kombi shqiptar është në anën e duhur të historisë, andaj dhe kjo bazë, ashtu si dhe të gjitha kapacitetet ushtarake, do të jenë vetëm në funksion të paqes”.
Edhe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se inaugurimi i bazës taktike ajrore të NATO-s në Kuçovë – qytezë në pjesën jugqendrore të Shqipërisë – shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së aleancës në Ballkanin Perëndimor.
Shqipëria është anëtare e NATO-s prej vitit 2009, ndërsa këtë të hënë (4 mars) do të përurohet baza ajrore e NATO-s, duke shënuar një fazë të re në forcimin e kapaciteteve të aleancës për sigurinë rajonale. Në ceremoninë përuruese do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar dhe NATO-s
Nga NATO janë investuar rreth 50 milionë euro dhe më shumë se 5 milionë euro janë investuar nga ekzekutivi shqiptar. Shqipëria mori përsipër ndërtimin e perimetrit të sigurisë dhe rrugëve lidhëse, ndriçimin, vendosjen e kamerave të sigurisë dhe të sensorëve të zbulimit përreth bazës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore