Kosova

Maqedonci: Kosova e vendosur të anëtarësohet në NATO


Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, deklaroi për Radio Televizionin e Kosovës (RTK) të martën se synimi kryesor i vendit të vogël ballkanik është anëtarësimi i Kosovës në NATO, derisa shtoi Forca e Sigurisë së Kosovës (RTK) është duke u zhvilluar si një forcë profesionale e demokratike, që mbikqyret nga autoritetet civile dhe nuk paraqet kërcënim për askënd.

“Kosova është e vendosur që të anëtarësohet në NATO. Jemi duke ndërtuar Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në sipas standardeve të NATO-s. Jemi duke ndërtuar një forcë që synon të jetë pjesë e integruar e NATO-s dhe si e tillë orientohet në aktivitetet që ndërlidhen me aktivitetet që zhvillohen edhe në vendet e NATO-s”, theksoi ndër të tjera ministri kosovar i Mbrojtjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore