Loja e tretë e Kupës së Kombeve të Afrikës mes Senegalit dhe Zimbabwe-s ishte interesante dhe shumë dramatike.
Dueli mes dy kombëtareve përfundoi me fitoren e Senegalit me rezultat 1:0.
Ndeshja ishte e dominuar nga senegalezët, por ata nuk i shfrytëzuan mundësitë e shumta që kishin.
Senegali kishin mungesa të mëdha, si Edouard Mendy e Kalidou Koulibaly, por edhe pa këta dy, arritën fitoren.
Goli erdhi në sekondat e fundit të ndeshjes, nga ylli i Liverpool, Sadio Mane.
Në minutën e 95-të, Kelvin Madzongëe i Zimbabwe-s, preku topin me dorë në mënyrë të paqëllimshme.
Gjyqtari e kontrolloi situatën me dhomat e VAR, dhe më pas e shikojë edhe vet për t’u siguruar se vendimi për penallti ishte i drejtë.
Penalltia u akordua, dhe ylli i Liverpool, Sadio Mane, nuk gaboi nga pika e bardhë për t’i dhënë fitoren e parë Senegalit, në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Senegali radhiten të parët me tre pikë në Grupin B, ndërsa ndeshja mes Malaëi-t dhe Guinea-s, të cilat janë po ashtu në këtë grup po zhvillohet momentalisht.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com