Lajme

Mali i Zi: Asnjë i vdekur e 101 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi ka publikuar rezultatet e mostrave të 1 mijë e 229 personave, ku kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjithsej 101 prej tyre, ndërsa është konfirmuar se nuk ka vdekur asnjë i infektuar brenda 24 orëve të fundit.

Të shëruar nga pandemia brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 78 pacientë.

Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar të së martës ishte 8.21 për qind.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 2 mijë e 698 persona.

Ndërsa raste aktive me COVID-19 janë gjithsej 682 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit është 232 mijë e 727.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore