Ngjitja drejt majës se Korabit është nga më të vështirat por, sipas atyre që arrijnë majën e tij, një aventurë me shpërblim të pamatë.
Fotot e ngjitjes dëshmojnë mbi një përvojë të paharrueshme. Ndonëse ajo nuk mund të përjetohet përmes fotove, këto foto japin një ide mbi madhështinë e një rrugëtimi të pazakontë.
Mali i Korabit ndahet mes Shqipërisë, në Malësitë e Dibrës, dhe Maqedonisë së Veriut por maja e tij më e lartë kulmon në Shqipëri me 2764 metra. Ai rrethohet nga parku kombëtar me të njëjtin emër dhe njihet për bimësi dhe faunë fantastike. Ndërsa Mali i Korabit mbetet një nga më madhështorët gjatë çdo stine, ai është veçanërisht i magjishëm i mbuluar nga bora e saporënë
Më poshtë, zbuloni majën e Korabit nën borën e shkurtit. Fotot nga Aurora Piroviqi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
The Guardian: Tur skish në Ballkan mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi – Aty ku më shumë sheh vende, se njerëz
-
Çmimet e çmendura në aeroportet evropiane – Pse nuk ka kufi?
-
Qytetet e humbura të Rrugës së Mëndafshit dalin në dritë në malet e Uzbekistanit
-
“Islands”: Tirana, kryeqyteti më ‘jo konvencional’ i Evropës