Kulturë

Madrid: Për projektet më të mira arkitektonike shpërndan bursa


Shkolla e Arkitekturës dhe Dizajnit IE, u bën thirrje të diplomuarve të dizajnit dhe arkitekturës të dorëzojnë projektet e tyre përfundimtare të diplomës master, në mënyrë që të fitojnë bursë.

Çmimet janë shfaqë me qëllimin për të “kompensuar shumë” të diplomuarit për sasinë e madhe të kohës dhe përpjekjes së shpenzuar në projektet e tyre të diplomës përfundimtare.

Çmimi për vendin e parë do t’i jepet fituesit ose në Masterin IE në Biznes për Arkitekturë dhe Dizajn ose Master në Dizajn Strategjik të Brendshëm 2022-2023 dhe një bursë prej 12 mijë euro për tarifat e shkollimit të programit.

Ndërsa, katër pjesëmarrësve fitues do t’u jepet një bursë për tarifat e tyre të shkollimit për pranimin e ardhshëm të Masterit të IE në Biznes për Arkitekturë dhe Dizajn ose Master në Dizajn Strategjik të Brendshëm.

Po ashtu, kandidatët mund të regjistrohen falas në internet dhe duhet të krijojnë një përmbledhje të projektit të tyre përfundimtar të gradës që përfshin elementët më të rëndësishëm të punës.

Tutje do ketë edhe tre çmime të vendit të dytë që u japin kandidatëve të suksesshëm pranimin në një nga dy programet master për vitin akademik 2022-2023, me bursa tetë mijë euro për tarifat e shkollimit.

Projektet do të gjykohen nga një panel projektuesish dhe sipërmarrësish me përvojë, duke përfshirë Sean Chiao, shef ekzekutiv i linjës globale të biznesit të ndërtesave dhe vendeve në AECOM, dhe Susan Carruth, partnere dhe drejtuese e operacioneve për GXN Innovation.

Juria do të gjykojë cilësinë arkitekturore të projekteve, si dhe aftësinë e secilit pjesëmarrës për të përcjellë qartë konceptin themelor të projektit dhe cilësinë e prezantimit të përgjithshëm.

Pjesëmarrësit kanë afat deri më një shkurt 2022 për të dorëzuar projektet e tyre, përpara se të fillojnë diskutimet e jurisë ditën tjetër. Paneli do të shpallë fituesit më 14 shkurt 2022, shkruan Designboom.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore