Lajme

Lufta duhet mbyllur tani, sipas Zelenskyt


Ka ardhur çasti, që lufta në Ukrainë të përmbyllet.

Ka qenë ky mesazhi kryesor drejtuar liderëve të vendeve të grupimit të ekonomive më të fuqishme në botë, G20, nga ana e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ky i fundit, përmes një videokonference, u është adresuar atyre duke e nisur çështjen nga ajo më e rëndësishmja – përtej luftës – eksporti i grurit.

Gjithë kjo, duke i fajësuar liderët botërore, për faktin se ishin mbledhur në një ishull si Indonezia për të diskutuar çështje me kaq rëndësi, teksa bota po zien.

Një marrëveshje mbi eksportin e grurit ukrainas është duke e përmbyllur afatin e saj, ndaj një tjetër duhet realizuar dhe për këtë, Zelensky bëri thirrje.

Duke e mohuar Rusinë si fuqi botërore dhe duke e quajtur grupimin G19, siguria ushqimore dhe ajo bërthamore, janë kyçe për të parë mbylljen e luftës.

Për këtë arsye, disa strategji specifike duhen ndjekur.

Fillimisht, duhet siguruar se portet ukrainase, të uzurpuara nga forcat ruse, nuk do të ndalojnë eksportimin e grurit.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 10 milionë tonë grurë dhe ushqime të tjera janë eksportuar nga Ukraina drejt vendeve të tjera, duke ndihmuar në krizën ushqimore globale.

Me skadimin e marrëveshjes më 19 nëntor, një e re do të kërkohet nga Kievi dhe fokus kryesor do të ketë edhe nga qeveritë botërore.

Por parimi, është i njëjti: Lufta duhet të mbarojë dhe për Zelenskyn, mbyllja e saj duhet tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore