“Big Brother VIP” fillon në 5 tetor dhe gjithë vëmendja është nga moderatorja, Arbana Osmani dhe producentja e spektaklit, Lori Hoxha.
Kjo e fundit, disa nga surprizat i zbuloi në intervistën e fundit për “Top Albania Radio”.
E vendosur para Jonida Alickollit, Lori nuk i shpëtoi përpjekjeve të gazetares për të zbuluar disa surpriza.
Një prej tyre ishte kushti më i çuditshëm që stafi ka dëgjuar nga një personazh, pretendent për të hyrë në shtëpinë më të vëzhguar.
“Dikush kërkoi të merrte fëmijën në Big Brother, por nuk na u duk etike dhe nuk pranuam”, u shpreh Lori Hoxha.
Nga ana tjetër kur u vu përballë listës së emrave që kanë qarkulluar prej ditësh në media, Lori nuk pranoi të konfirmojë banorët, por tregoi të gjithë ata që janë kontaktuar për të qenë pjesë e shtëpisë.
Mes emrave ishin: Donald dhe Romeo Veshaj, Rudina Dembacaj, Arjola Demiri, Robert Aliaj etj.
Pjesa më e madhe e tyre janë kontaktuar, me shumë pak përjashtime, por a do jenë ata pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri? Këtë do e zbulojmë të martën./albanianpost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com