Sport

Lojërat Olimpike në Tokio – do të lejohen apo jo spektatorët?


Ekspertët mjekësorë japonezë kanë deklaruar të premten e 18 qershorit se opsioni “më pak i rrezikshëm”, është të mos ketë spektatorë në Lojërat Olimpike të Tokios. Por vendimi përfundimtar pritet të merret të hënën.

Në një raport, ata paralajmëruan se ekzistonte “një rrezik që lëvizja e njerëzve” të përhapte infektimet nga Covid-19 dhe “të tendoste sistemin mjekësor të vendit”.

Sidoqoftë, ekspertët paraqitën një mundësi që vendet olimpike të mund të mbanin secili deri në 10 mijë spektatorë.

Presidenti i Komitetit Organizativ të Japonisë, Seiko Hashimoto, ra dakord që një qasje “pa tifozë” do të ulte infeksionet.

Por ajo shtoi se do të eksploronte ende mënyra për të lejuar spektatorët.

Zyrtarë të tjerë japonezë kanë treguar se duan që tifozët vendas të marrin pjesë nëse është e mundur. Spektatorët e huaj tashmë janë ndaluar.

Lojërat Olimpike ishin planifikuar të zhvilloheshin vitin e kaluar më 23 korrik.

Gjithashtu u bë me dije se, gjatë kësaj dite, zyrtarët dhe vullnetarët që punojnë në lojëra morën dozën e parë të vaksinës.

Pfizer po siguron doza të mjaftueshme për 40 mijë njerëz, në një përpjekje të veçantë për vaksinimin kombëtar të Japonisë.

Olimpiada është planifikuar të shkojë përpara, pavarësisht një vale të re të rasteve Covid-19 në Japoni muajt e fundit.

Një gjendje e jashtëzakonshme në Tokio është vendosur të hiqet të dielën. Por, sondazhet në mediat lokale sugjerojnë se skepticizmi i publikut ndaj lojërave që do të zhvillohen, mbeten të larta mes një përhapjeje të ngadaltë të vaksinave.

Vetëm rreth 16% e popullsisë së vendit kanë marrë një dozë Covid-19 deri më tani, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Dozat e vaksinave të ndara për zyrtarët e lojërave janë furnizuar nga Pfizer, si pjesë e një marrëveshjeje të rënë dakord me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe qeverinë japoneze.

Ata që do të vaksinohen, përveç vullnetarëve dhe stafit që merren me organizimin e lojërave, do të jenë dhe anëtarët e medias.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore