Llogaria e reperit Kanye West në Twitter është bllokuar. Shkaku ishte një postim antisemitik i postuar në llogarinë e tij.
West, në atë tweet të hequr që nga ajo kohë, ka shkruar “vdekje kundër HEBRENJVE”.
Sakaq, një zëdhënës nga Twitter-i ka konfirmuar se llogaria ishte bllokuar për shkelje të politikave.
Dhe tweet-i në fjalë është zëvendësuar në llogari nga një mesazh nga kompania duke thënë se “ky tweet ka shkelur rregullat e Twitter-it”.
Zëdhënësi nuk ka treguar se cila politikë ishte shkelur, as se sa kohë do të bllokohet llogaria ose kur përdoruesi do të mund të postojë sërish.
Të premten, edhe llogaria e West në Instagram u kufizua për shkelje të politikave të kompanisë.
Përmes një postimi u bë me dije gjithashtu se postime të tilla me përmbajtje antisemitiste klasifikohen si të rrezikshme në udhëzimet e vet platformës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com