Ylli i Inter Miamit, Lionel Messi shënoi rikthimin e tij nga dëmtimi me një shfaqje rekord në fitoren 3-1 të së shtunës ndaj Philadelphia Union.
Messi kishte qenë jashtë fushës që kur pësoi një dëmtim në kaviljen e këmbës në fitoren 1-0 të Argjentinës ndaj Kolumbisë në finalen e Kupës së Amerikës 2024 në korrik.
Si rezultat, 37-vjeçari nuk kishte luajtur për Inter Miamin që kur shënoi në barazimin 3-3 kundër St Louis City më 2 qershor.
Duke folur përpara ndeshjes së së shtunës me Philadelphia-n, trajneri i Inter Miamit, Tata Martino, konfirmoi se Messi do të ishte i disponueshëm për përzgjedhje, pavarësisht mungesës në seancën stërvitore të së mërkurës për shkak të sëmundjes.
Edhe pse ai kishte qenë jashtë fushës për rreth dy muaj, Messi u konsiderua mjaftueshëm i aftë për të filluar ndeshjen në “Chase Stadium” në Fort Lauderdale.
Messi-t iu deshën vetëm 26 minuta për të shënuar, duke e zhvendosur topin në këmbën e tij të djathtë përpara se të lëshonte një gjuajtje në këndin e poshtëm. Vetëm katër minuta më vonë, Messi shtoi një tjetër gol.
HAD TO BE HIM!! 🐐 pic.twitter.com/GgdoFHFgzu
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) September 15, 2024
Jo vetëm që Messi i dha skuadrës së tij një avantazh me dy gola, por ai gjithashtu krijoi një pjesë të historisë së MLS me dopietën e tij të shpejtë.
Si rezultat, ish-ylli i Barcelona-s u bë lojtari më i shpejtë që arrin 15 gola dhe 15 asistime në historinë e MLS.
Messi e arriti këtë në vetëm 19 ndeshje në MLS, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej nga Sebastian Giovinco, i cili regjistroi 15 gola dhe 15 asistime në 29 paraqitjet e tij të para në MLS.
DOBLETE DEL CAPITÁN 🐐 pic.twitter.com/ZwVv9tILU0
— Inter Miami CF (@InterMiamiCF) September 15, 2024
Pasi vendosi një rekord të ri, Messi vazhdoi me asistimin e tij të 16-të në MLS në pjesën e dytë, duke i lënë topin Luis Suarez-it për të shtuar emrin e tij në listën e golashënuesve.
Fitorja e çoi Inter Miamin në 62 pikë, duke e lënë atë 10 pikë larg në krye të renditjes së Konferencës Lindore.
Messi dhe Inter Miami do të kthehen në lojë në mesjavë, me skuadrën e Martinos që do të udhëtojë në stadiumin “Mercedes-Benz” për një takim me Atlanta United.
Pasi luajti 90 minuta kundër Philadelphia-s, mbetet për t’u parë nëse Messi do të startojë.
Inter Miami dhe Messi do të kenë parasysh edhe faktin se stadiumi “Mercedes-Benz” ka terren artificial dhe një fushë e tillë më parë është lidhur me një rrezik të shtuar për dëmtime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com