Ligji i përditësuar i Malajzisë për të drejtat e autorit parashikon burg deri në 20 vjet
Në Malajzi të Azizë, transmetimi i paligjshëm tanimë është veçanërisht i kushtueshëm.
Atje janë miratuar ndryshime në Aktin e së Drejtës së Autorit që ndëshkon ata që mundësojnë transmetimin në mënyrë piraterie.
Njerëzit që ofrojnë shërbime transmetimi dhe pajisje që dëmtojnë “në mënyrë paragjykuese” zotëruesit e të drejtave të autorit mund të përballen me gjoba në vend.
Këto të fundit janë ekuivalente me 2 mijë e 377 dollarë ose më shumë. Por jo vetëm. Do të ketë edhe dënime me burg deri në 20 vjet.
Gjithashtu ligji i përditësuar dekurajon kompanitë që të marrin pjesë në piraterinë e transmetimit ose të tolerojnë praninë e saj.
Nëse menaxherët nuk mund të vërtetojnë se nuk ishin në dijeni të një shkeljeje dhe se morën “të gjithë kujdesin e duhur” për të ndaluar akte të tilla, do të konsiderohen fajtorë për krimin përkatës.
Në mbarë botën, ligjet e të drejtave të autorit mbulojnë shpesh piraterinë digjitale, por disa prej tyre janë krijuar për të trajtuar shkarkimet dhe forma të tjera, më të vjetra të mashtrimit.
Ky ishte edhe problemi për Malajzinë, e cila nuk mund të përdorte Aktin e të Drejtave të Autorit kundër njerëzve që shesin pajisje transmetimi të orientuara nga pirateria.
Pamundësia e përdorimit të aktit ishte derisa një vendim i Gjykatës së Lartë i lejoi ato raste.
Dënimet e mundshme janë të rrepta dhe formulimi sugjeron se mund të jetë e vështirë për disa kompani të shmangin ngatërresat me punonjësit mashtrues, tregon “The Verge”.
Megjithatë, kjo tregon se si disa vende mund të trajtojnë në mënyrë specifike transmetimin përmes legjislacionit.
Por edhe se si ato mund të kënaqin SHBA-të dhe vendet e tjera të drejtuara nga të drejtat e autorit, të shqetësuara se fqinjët e tyre mund të tolerojnë shërbimet e paligjshme të internetit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com