Libra

Libri me kujtime i Helena Kadare-së së shpejti në film


Shkrimtari më i mirë i letërsisë shqipe, Ismail Kadare, ka zhvilluar një takim një takim me të rinjtë e klubit letrar të Kavajës.

Në këtë takim u fol për lumturinë dhe kohët e vështira për çiftin Ismail e Helena Kadare.

“Lumturia është e pagjendshme, e paarritshme. Ndonjëherë jemi të lumtur dhe e kuptojmë më vonë, sidomos kur shkruajmë letërsi”, u shpreh Kadare.

Ky takim përkoi edhe me afrimin e 85-vjetorit të tij, kohë që cifti Kadare po e kalon në fshatin turistik, Qerret, që prej pandemisë.

Helena Kadare njoftoi lajmin se një produksion francez ka blerë të drejtat e librit të Helenës, ku ajo ka shkruar për kujtimet e jetës së saj. Libri mban titullin “Kohë e pamjaftueshme” dhe përmbajtja e tij do të kthehet në film.

“Ju e dini që kam botuar një libër me kujtimet tona. Dhe na kanë kërkuar të drejtat për ta bërë film në Francë. Do jetë një film artistik. Po merren me gjetjen e aktorëve tani. Sigurisht ata e dinë si do e trajtojnë do zgjedhin vetë pjesët që duan”, u shpreh ajo./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore