Bota

Lëvizja “Me too” arrin në Kuwait


Në Lindjen e Mesme gratё janё duke i dhёnё zё ngacmimeve seksuale. Po ashtu, njё pjesё e tyre janё duke promovuar lёvizjen qё dёnon dhunёn dhe ngacmimet seksuale #MeToo.

Fushata qё po zhvillohet nё mediat sociale e morri fillesёn nga njё blogere e njohur e modёs kuvajtiane, Ascia Al Faraj.

Ascia Al Faraj, e cila ka mё shumё se 2.5 milionё ndjekёs, ngriti problemin shqetёsues duke publikuar para njё jave njё video nё internet.

“Sa herë që dal, dikush mund tё më ngacmojё. Mua ose ngacmon një grua tjetër në rrugë. Nuk keni turp? Problemi ёshtё shumё serioz nё kёtё vend dhe unё nuk mund t’a duroj mё”, u shpreh Ascia nё video, teksa një automjet po rriste shpejtësinё për t’a “trembur” ndërsa ishte duke ecur drejt makinës së saj.

Gratë e Kuvajtit sfidojnë normat konservatore

Gratë në Kuvajt kanё vendosur tё sfidojnë normat konservatore dhe kulturën e “turpit”. Për herё tё parё ato janё duke ngritur njё fushatё pёr të folur kundër ngacmimeve seksuale.

Dhjetëra dëshmi rreth ndjekjes, ngacmimit dhe sulmit janё duke u denoncuar nё internet, kryesisht nga llogaria në Instagram “Lan Asket”, e cila do tё thotё “Unë nuk do të hesht”. Deklaratat erdhën nga shtetasit e Kuvajtit si dhe të mërguarit, të cilët përbëjnë një shumë të madhe të popullsisë së përgjithshme.

Videoja e Faraj thuhet tё ketё ndezur një lëvizje ndёrkombëtare.

Shfaqjet në radio dhe televizione kanë pritur aktivistë, avokatë dhe akademikë për të diskutuar çështjen e ngacmimit dhe ambasada amerikane në Kuvajt gjithashtu pёrdori peshёn e saj.

“Një fushatë që ia vlen të mbështetet. Ne të gjithë mund të bëjmë më shumë për të parandaluar ngacmimet ndaj grave, qoftë në SHBA apo në Kuvajt”, tha ajo në një postim javën e kaluar.

Ambasada gjithashtu, publikoi në Twitter një grafik mbresëlënëse që ilustron fushatën , imazhe të tre grave, njëra e zbuluar, njëra me shami dhe një tjetër me fytyrën e mbuluar, duke mbajtur parullën “mos e ngacmoni”.

Aktivistët gjithashtu kanë theksuar se gratë e huaja që përbëjnë pjesën mё të madhe të popullsisë së Kuvajtit, kanё qenё më të rrezikuarat nga sulmet dhe abuzimet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore