Radhitja

Leclerc-ut i dështon motori gjatë garës, Verstappen del fitimtar në Baku


Foto: Hamad I Mohammed/AFP/Getty Images

Ndërsa sfida për titullin e Formula 1 e Charles Leclerc bie, Max Verstappen është aty për të përfituar.

Verstappen thelloi epërsinë e tij në kampionatin e Formula 1 duke fituar Çmimin e Madh të Azerbajxhanit të dielën pasi Leclerc u tërhoq nga gara pas dështimit të motorit në formulën e tij.

Leclerc nisi nga pole por menjëherë humbi epërsinë ndaj Sergio Perez, shokut të skuadrës së Verstappen në Red Bull, në këndin e parë.

Piloti i Ferrarit rifitoi epërsinë me një thirrje strategjike inteligjente për t’u futur nën kufizimet e shpejtësisë së “makinës së sigurisë virtuale”, ndërsa dy makinat e Red Bull qëndruan jashtë.

Foto: Steven Tee/ Motorsport Images

Leclerc dukej se ishte gati të sfidonte për fitoren, por makina e pilotit të Monakos filloi të nxirrte tym në xhiron e 20 nga 51 dhe ai duhej të tërhiqej nga gara. Kjo është hera e dytë që Leclerc detyrohet të largohet.

Verstappen kishte kaluar Perez-in pak para dështimit të Leclerc dhe kampioni në fuqi i F1 arriti fitoren e tij të pestë të sezonit.

“A ishte një garë e mirë apo çfarë?” Pyeti Verstappen në radion e tij.

Shefi i Red Bull, Christian Horner u përgjigj se Verstappen kishte fituar me “një lëvizje shumë të pjekur”.

Red Bull shkoi ishte në pozitat 1-2 në garë me Perez që përfundoi i dyti, ndërsa Mercedes ishte i treti dhe i katërti me George Russell dhe Leëis Hamilton.

Ferrari pati një ditë të tmerrshme pasi Leclerc dhe shoku i skuadrës Carlos Sainz Jr. nuk arritën të përfundonin garën.

Verstappen kryeson renditjen me 21 pikë ndaj Perez, me Leclerc që ra në vendin e tretë dhe është 34 pikë prapa Verstappen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore