Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj është lënë jashtë listës së Lazio-s për ndeshjet në Europa League dhe Serie A.
Lazio ka dorëzuar zyrtarisht listën e skuadrës për sezonin 2024-25 të Europa League, me disa përjashtime të dukshme. Trajneri Marco Baroni ka bërë përzgjedhjet e tij, duke lënë jashtë mbrojtësin Hysaj dhe mesfushorin Gaetano Castrovilli, i cili së fundmi u bashkua nga Fiorentina.
Sikur të mos mjaftonte kjo, Lazio i ka komunikuar Hysajt se ai nuk do të jetë pjesë e ekipit edhe për ndeshjet e Serie A.
Në fakt, përjashtimi i mundshëm i Hysajt po qarkullonte në mediat italiane prej ditësh, por tashmë është vulosur.
Hysaj u bashkua me Lazio-n në verën e vitit 2021 pasi përfundoi kontratën me Napoli-n, por pa mundur të lerë gjurmë të dukshme në “Olimpico”.
Tani, po sipas mediave italiane, Lazio po shtyn për ta larguar Hysajn nga ekipi. Edhe pse merkato në ligat e medha evropiane është mbyllur, ajo e Turqisë qëndron ende një opsion i hapur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rexhep Rexhepi, Mbreti i ri i pavarur i orëve të papërsosura
-
Transformimi radikal i Tiranës: Si kryeqyteti shqiptar po përcakton traditën dhe rishkruan të ardhmen
-
Regjimi i Putinit do të shembet pa paralajmërim, thotë disidenti i liruar
-
Kurti: Kosova, fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor