Laura Fazliu ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.
Xhudistja kosovare mposhti polaken, Angelika Zymanska, me ippon, për të fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 63 kg.
Megjithatë, para se të arrinte te gara për medaljen e bronztë, Laura Fazliu eliminoi gjermanen Nadja Bazynski.
Gjatë turneut të Grand Prix, Fazliu shënoi tri fitore, ndërsa në çerekfinale ajo pësoi humbje.
Për Fazliun, ky është moment shumë i veçantë pasi kjo është medalja e parë e saj në garat e nivelit ndërkombëtar.
Kujtojmë se nesër do jetë edhe Shpati Zekaj, që garon për medalje në kategorinë deri në 100 kg.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com