Këngëtarja, Lana Del Rey, mund të jetë mes artistesh më të suksesshme të dekadës së fundit, por ajo përsëri preferon të vishet thjeshtë dhe më rrobe që përmbajnë çmime simbolike.
Njëjtë Lana ka vepruar edhe së fundmi, teksa është paraqitur në tepihun e kuq të “Variety’s Hitmakers Awards”, ku u tha se kishte veshur një fustan që kushtonte jo më shumë se 18 dollarë amerikanë, që i bie 16 euro.
Madje, veshja e cila iu kishte bërë shumë përshtypje fansave të saj, ishte e markës së njohur të modës së shpejtë “Shein” dhe kjo veshje ndezi shumë reagime në publik.
“Absolutisht po e humba mendjen te Lana Del Rey e veshur me një fustan Shein prej 18 dollarësh në Variety Aëards”, shkroi një person në Twitter.
Ndërkohë, një fans tjetër ka shkruar – “Lana me një fustan Shein do të jetë përgjithmonë ikonë. Por, për çfarë i shpenzon paratë e saj?”.
Por, Lana Del Rey është e famshme për mos kujdesin e tepruar ndaj stilit të veshjes. Kujtojmë se ajo ishte paraqitur në ceremoninë prestigjioze “Grammy 2020”, me një fustan me rruaza argjendi, të cilin e kishte blerë në një qendër tregtare, pak minuta para se të arrinte në eveniment.
Gjithsesi, Lana, vazhdon të mbetet mes kengetareve më të suksesshme të zhanrit të saj, ndërkohë që repertuari i Del Rey është i mbushur me hite.
“Blue Jeans”, “Born to die”, “Summertime Sadness” e “Young and Beautiful” mbetet disa prej këngëve që për fansat e Lana Del Rey cilësohen si – pasaporta të suksesit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com