Ndeshjet në NBA ishin interesante, të cilat përfunduan me fitoren e Los Angeles Lakers përballë Phoenix Suns dhe dominimin e Brooklyn Nets përballë Boston Celtics.
Lakers barazuan serinë e ndeshjeve në 1:1 pas fitores kundër Suns me rezultat 109:102.
Suns kishin probleme, pasi Chris Paul nuk arriti të luaj të gjithë ndeshjen për shkak të lëndimit që pësoi ndeshjen e kaluar.
Pasi kaloi një ndeshje në duelin e fundit përballë Suns, Anthony Davis kishte një performancë fantastike për të siguruar fitoren e Lakers.
Më të mirët te Lakers ishin Anthony Davis me 34 pikë, 10 kërcime e 7 asistime, LeBron James me 23 pikë e 9 asistime, Dennis Schroder me 24 pikë dhe Andre Drummond me 15 pikë e 12 kërcime.
Ndërsa te Suns, më të dalluarit ishin Devin Booker me 31 pikë dhe Deandre Ayton me 22 pikë e 10 kërcime.
Në anën tjetër dueli mes Boston Celtics dhe Brooklyn Nets ishte dominuar nga këta të fundit, të cilët fituan me rezultat 108:130.
Nets fituan epërsinë që nga çereku i parë, ku shënuan 40 pikë.
Joe Harris ishte ai që i dha epërsinë Nets nga fillimi i cili shënoi 22 pikë vetëm në pjesën e parë.
Celtics nuk ishin me forcat e tyre maksimale, pasi Jayson Tatum nuk arriti të përfundoi ndeshjen pas një goditje në sy.
Në këtë ndeshje, u fjalosën edhe Kevin Durant me Evan Fournier, ku ky i fundit i tha “Nuk munde të fitoje titullin pa një super skuadër”.
Nets janë 2:0 në rundin e parë të ‘playoff’ përballë Celtics, dhe pritet që super ekipi i Nets të mos humbasin asnjë ndeshje kundër Celtics.
Më të mirët te Nets ishin Kevin Durant me 26 pikë e 8 kërcime, Joe Harris me 25 pikë, James Harden me 20 pikë dhe Kyrie Irving me 15 pikë e 6 asistime.
Kurse te Celtics, më të dalluarit ishin Marcus Smart me 19 pikë, Kemba Walker me 17 pikë e 7 asistime dhe Tristan Thompson me 15 pikë e 11 kërcime.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com