Muzikë

Lajmi i rremë mbi vdekjen e Eminem shkaktoi kaos në mediat sociale


Së fundmi, Eminem ka pushtuar mediat rozë, derisa një person i panjohur ka redaktuar të dhënat mbi biografinë e rep artistit në Wikipedia të Google, duke e shpallur atë “të vdekur”.

Lajmi krijoi ngjalli polemika në publik, duke shkaktuar kaos në mediat sociale gjatë fundjavës.

Ishin të shpejtë fansat e tij që filluan të ndajnë rezultatet e tyre të kërkimit në Google të ikonës së muzikës – emri i vërtetë i të cilit është Marshall Mathers III, duke i bashkëngjitur hashtagun “#RIPEminem”, që në shqip do të thotë “prehu në paqe, Eminem”.

Rezultatet renditën datën e vdekjes së Eminem si 10 dhjetorin e vitit 2023, derisa rep artisti 51-vjeç u tha të dyshohej se vdiq në Madison të Wisconsinit.

Për fat të mirë për fansat, thashethemet për vdekjen e ikonës së muzikës rep, Slim Shady ishin thjesht një mashtrim virtual.

Megjithatë, hamendësomi i fansave zgjati pothuajse 24 orë, teksa ata e bënë hashtagun e lartcekur viral në platforma të ndryshme sociale.

“Jo, s’mund ta besoj akoma se ka ikur nga jeta Eminem – është kaq e tmerrshme”, shkroi një fans.

Një fans tjetër shkroi – “Si ka mundësi? Ndodhi aq papritur, ai duhet të jetonte, duhet t’i dhuronte akoma më shumë muzikës rep. Gjithmonë me ty, Slim Shady, u prehsh në paqe”.

Por, kjo nuk është hera e parë që Eminem bëhet pre e lajmeve të rreme, ku publiku mashtrohet me “vdekjen” e tij.

Hashtagu “#RipEminem” u bë gjithashtu viral në platformën X, aso kohe Twitter, në gusht të vitit 2020.

Një përdorues pohoi: “Unë e vrava Eminem”.

Llogaria më vonë u pezullua, por jo para se zërat për vdekjen e fituesit të “Grammy-t” të fillonin të qarkullonin në internet, dhe jo vetëm.

Edhe në vitin 2006, një teori konspirative pretendonte se Eminem vdiq në një aksident automobilistik në po atë vit dhe ishte zëvendësuar nga një android, duke pretenduar se ndryshimet në pamjen e tij nuk ishin për shkak të moshës, por robotikës.

Që nga publikimi i albumit të tij debutues solo, “Infinite”, në vitin 1996, Eminem ka shitur më shumë se 500 milionë disqe në mbarë botën.

Me më shumë se 81 fitime çmimesh, ai ishte renditur i pesti në listën e Billboard, të Rep Artistëve më të Mëdhenj të të Gjithë Kohëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore