Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, do të takohet të hënën me këshilltarët diplomatikë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë.
Lajmin e kanë bërë të ditur burime nga Brukseli për mediumin Radio Evropa e Lirë, bazuar në këto burime në takim është thënë se do të jetë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Takimi është thirrur pas një sulmi ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në Veri të Kosovës, të dielën, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një polic, sulmuesit janë nga shteti i Serbisë.
Organet e rendit konfirmuan se tre sulmues janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar, dy prej tyre të uniformuar dhe katër të tjerë që ndihmonin në operacion përmes radiolidhjeve.
Derisa pjesëtarët e tjerë të grupit terrorist dyshohet se janë arratisur duke kaluar në territorin e Serbisë.
Policia e Kosovës është duke vazhduar operacionin edhe gjatë së hënës.
Sipas informacioneve të fundit, Policia ka gjetur prova të reja, pajisje e materiale që janë konfiskuar në orët e fundit nga vendi i ngjarjes në të cilin për orë të tëra gjatë ditës së djeshme pati shkëmbime me armë zjarri.
Dita e hënë (25 shtator) është ditë zie kombëtare në nderim të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë