Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes raportit të vlerësimit për sesionin pranveror ka kërkuar nga Kuvendi më shumë angazhim në ligjvënie dhe mbikëqyrje të Qeverisë.
KDI-ja përmes një komunikate për media, teksa ka njoftuar se ka shpalosur raportin vlerësues për punën e Kuvendit të Kosovës gjatë sesionit pranveror nga janari deri në korrik të 2024-së, ka thënë se Kuvendi gjatë këtij sesioni ka shënuar rënie.
“Për gjithsej 13 javë pune nuk janë organizuar fare seanca. Nga janari deri në fund të muajit korrik, Kuvendi zhvilloi 29 seanca, 10 prej të cilave ishin seanca plenare, kurse për shkak të mungesës së kuorumit kishte 7 vazhdime të këtyre seancave”, ka deklaruar menaxherja e projektit të KDI-së, Violeta Haxholli.
Nga ky institut është thënë se pikat e rendit të ditës vazhdimisht janë bartur nga seanca në seancë.
“Shkak kryesor për mosrealizim të rendit të ditës mbetet mungesa e kuorumit të nevojshëm. Vetëm në këtë sesion deputetët munguan 525 herë, apo mesatarisht për çdo seancë munguan 24,3% e deputetëve”.
Edhe në muajin prill KDI-ja e kishte vlerësuar punën e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2023-së si të dështuar.
Kjo pasi sipas tyre, Kuvendi kishte pasur ngecje që t’i zbatojë disa nga aspektet kyçe për funksionim të mirëfilltë, në pajtim me Kushtetutën dhe me kërkesat ligjore e të Rregullores së Kuvendit.
Raporti gjithashtu potenconte se shumica parlamentare në vazhdimësi është treguar arrogante sa i përket bashkëpunimit me deputetët opozitarë për miratimin e Ligjit për Ndarjet Buxhetore Vjetore për vitin 2024.
Po ashtu, IKD kishte gjetur se me rastin e procedimit të këtij projektligji asnjë nga 54 amendamentet e propozuara në buxhetin vjetor të parashtruara nga deputetët e opozitës nuk janë votuar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë