Gjykata Kushtetuese ka bërë bilancin e veprimtarisë së saj gjatë vitit 2022. Në njoftim theksohet se ka pasur një rritje të numrit të kërkesave që mbërrijnë për shqyrtim.
Bëhet me dije se janë regjistruar 291 kërkesa në total për t’u shqyrtuar. Mes tyre ka pasur edhe kërkesa të bëra nga deputetët, organizatat dhe gjykatat e juridiksionit të zakonshëm.
Gjithashtu, janë marrë në shqyrtim edhe 36 çështje të mbartura nga viti 2021, përqindja më e madhe e të cilave përkatësisht 84 %, i përket ankimit kushtetues individual, kurse për pjesën tjetër të kërkesave Gjykata Kushtetuese është vënë në lëvizje nga deputetët, gjykatat e juridiksionit të zakonshëm dhe organizatat.
Gjatë këtij vitit Gjykata Kushtetuese ka marrë 238 vendime, nga të cilat 195 janë vendime moskalimi dhe 43 janë vendime përfundimtare.
Për sa u përket vendimeve përfundimtare, për 14 çështje të shqyrtuara (33%) është vendosur pranimi i kërkesës; për nëntë çështje të shqyrtuara (21%) është vendosur pranimi pjesërisht i kërkesës; dhe për 20 çështje të shqyrtuara (46%) është vendosur rrëzimi i kërkesës.
Mes çështjeve më të rëndësishme për të cilat Gjykata Kushtetuese ka dhënë vendimin, ka qenë ajo mes Kuvendit dhe Presidentit, ku kërkohej shkarkimi i këtij të fundit.
Në njoftim theksohet se gjykata kishte përcaktuar katër kriteret që duheshin faktuar për të përcaktuar atë që Kuvendi e konsideronte si shkelje të rëndë nga Presidenti i Republikës asokohe, Ilir Meta.
Në njoftim më 16 shkurt të vitit 2022, bëhej me dije se nuk kishte pasur shkelje të rënda të Kushtetutës nga Meta, për të sjellë shkarkimin e tij nga posti i presidentit.
Me arsyetimin se veprimet e Metës nuk përbënin shkelje të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese rrëzoi në këtë mënyrë vendimin e marrë nga Kuvendi i Shqipërisë për shkarkimin e Metës nga posti i presidentit në datë 9 qershor të vitit 2021.
Gjykata Kushtetuese shfuqizon vendimin e Kuvendit dhe nuk shkarkon presidentin Meta
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Emigrantët gati për Itali, lënë Gjadrin pas vendimit të gjykatës së Romës
-
KLP reagon pas deklaratave të Berishës: Dënojmë çdo presion ndaj SPAK
-
PD propozon ndryshime në Rregulloren e Kuvendit: Deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo Sky ECC dhe Encro Chat
-
Gjici kërkon lirinë, gjykata kërkon ngritjen e një grupi ekspertësh për të verifikuar gjendjen shëndetësore