Kampionate

Kush janë 10 sportistët më të paguar të të gjitha kohërave?


Cristiano Ronaldo - Michael Jordan

Renditja e “top 10” sportistëve më të paguar të të gjitha kohërave përfshin yjet e zakonshëm, por sa do të kishin fituar ata sot duke marrë parasysh inflacionin?

“Sportico” ka zbuluar saktësisht se sa kanë fituar 50 atletët më të mirë të të gjitha kohërave, me të ardhurat e tyre të përshtatura me inflacionin.

50 më të mirët kanë marrë në shtëpi 50 miliardë dollarë të kombinuar kur janë përshtatur për inflacionin deri në fund të vitit 2023, duke përfshirë fitimet gjatë karrierës së tyre të lojës dhe në pension.

Fitimet në renditje përfshijnë çdo të ardhur nga pagat, te reklamat, imazhi, bonuset apo dhe projektet e ndryshme.

Fitimet e cituara janë para taksave, dhe në rastin e Arnold Palmer dhe Kobe Bryant, të ardhurat janë llogaritur deri në momentin e vdekjes.

Nuk do të jetë surprizë për askënd që legjenda e NBA-së, Michael Jordan kryeson renditjen si me dhe pa inflacion.

Ish-ylli i Chicago Bulls fitoi 2.7 miliardë dollarë, 3.75 miliardë dollarë nëse marrim parasysh inflacionin, deri në fund të vitit 2023, ku pjesa më e madhe vjen nga partneriteti i tij i gjatë me “Nike”.

Jordan është një nga 12 yjet e basketbollit që hynë në “top 50”, megjithëse ai dhe LeBron James ishin të vetmit që hynë në “top 10”. Me këtë të fundit në vendin e pestë me 1.36 miliardë dollarë ose 1.7 miliardë me inflacionin deri në fund te vitit 2023.

Në vendin e dytë vjen legjenda e golfit, Tiger Woods. Ai ka fituar 1.85 miliardë dollarë ose 2.66 miliardë nëse përfshihet inflacioni.

Cristiano Ronaldo vjen në vendin e tretë me fitime prej 1.92 miliardë dollarësh (nga 1.57 miliardë dollarë). Ylli i Portugalisë dhe Al-Nassr ishte atleti aktiv më i paguar në botë në vitin 2023, duke fituar 275 milionë dollarë.

Përveç Ronaldo-s, ylli argjentinas Lionel Messi dhe legjenda e Anglisë, David Beckham u përfshinë gjithashtu në dhjetëshen e parë.

Lista gjithashtu përmbanë në “top 10”-she yjet e sportit si Arnold Palmer (4), Jack Nicklaus (6), Roger Federer (9) dhe Floyd Mayweather (10).

10 sportistët më të paguar të të gjitha kohërave – sipas “Sportico”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore