Aktori Enver Petrovci, një përkrahës i hapur i pushtetit, ishte vënë në qendër të kritikave në mars të këtij viti për gjuhën përçmuese dhe raciste që përdori ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fshatarëve në Kosovë është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Petrovci, pos intervistave të tjera skandaloze ku thoshte se më shumë largohen njerëz nga Kosova për shkak të Hashim Thaçit, se në kohën e Sllobodan Millosheviç-it, në një intervistë për revistën serbe NIN thoshte: “Më parë, qytetarët ecnin në korso në Prishtinë në mes, dhe në anët e kundërta të rrugës, nga njëra anë fshatarët serbë dhe në anën tjetër fshatarët shqiptarë. Një rom nga qyteti ishte më i afërt për mua sesa një shqiptar nga fshati. Tani kjo ka ikur”.
Kurti tash është takuar me Petrovin duke e vlerësuar lartë kontributin e tij.
“Gjallëria dhe kthjelltësia e Enver Petrovcit përcëllon pozitivisht dhe frymon një lloj të lirisë së shprehjes plot karizëm të pasforcuar dhe humor të mençur. Dje pata kënaqësinë të vizitoj aktorin e mirënjohur, pas një qëndrimi të tij në spitalet e Prishtinës dhe Stambollit për shërim”, ka shkruar ai.
Në shkrimin e tij ai ka përmendur edhe rolet e mëdha që ka pasur Petrovci në karrierën e tij.
“Ai ka interpretuar role të mëdha si Hamlet, Macbeth dhe Julius Cesar duke u bërë një ikonë në kulturën tonë. Enveri është gjithashtu themelues i Teatrit Dodona, Akademisë së Arteve, profesor shumëvjeçar i aktrimit në Fakultetin e Arteve dhe themelues i Teatrit të Babës në Prishtinë. I uroj Enverit dhe familjes së tij shëndet të mirë dhe vazhdimësi në sukseset artistike”.
Megjithatë, Kurti nuk permendi që Petrovci në vazhdën e “roleve të mëdha”, kishte luajtur edhe rolin e e mbretit serb Car Llazarit, kur aktorët serbë, për shkak se ishin kundër regjimit të Slobodan Millosheviç-it, kishin refuzuar ta luanin.
View this post on Instagram
Petrovci, një aktor i njohur, në një intervistë për televizionin publik, saktësisht në emisionin “Show i së Premtes me Adelina Ismajli”, i pyetur për të komentuar paraqitjen artistike të politikanëve të caktuar – ku bëri me dije se është një adhurues i paraqitjeve të ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha – filloi të thur lavde për kryeministrin Kurti, dhe të përqesh e nënçmoi në terma raciste ish-udhëheqësit e luftës, një pjesë e tyre të shndërruar më pas në politikanë kryesorë në vend.
Në vlerësimin e Petrovcit, një jugosllav i shprehur publikisht, Kurti është më i lexuari nga të gjithë politikanët e tjerë dhe e konsideroi si një njeri të bërë vetë, derisa për njerëzit e luftës tha se “lufta i ka bërë këta”, duke u përpjekur për të relativizuar kështu angazhimin e tyre për çlirimin e vendit.
“Unë mendoj se Albini është ai që është, e nuk është mirë. Sepse Albini s’fulliratë hiç. Ky është ky që është. Kështu mendoj, kështu mendoj”, insistonte ai me plotë bindje. “Ky është shumë i mençëm, jam i sigurt ma shumë ka lexu ky se sa krejt parlamenti bashkë. Ai nuk lexon tash se është bë Kryeministër. Ky ka lexu prej kur është dy vjeç e gjysmë. Nejse mos ta teproj. Kur i ka bë gjashtë vjeç”.
“Këta tjerët i ka lind koha”, kishte deklaruar Petrovci në muajin mars.
“Lufta i ka ba këta. Këta kurgjo s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa, do badigarda. Kurgjo s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujt me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë”, pohonte ai me një gjuhë të racistit urban.
Petrvoci, edhe sa i përket filmit nuk është i shquar për ndonjë rol të rëndësishëm.
Atë mund ta hasësh shumë shpesh në filmat dhe serialet që realizohen nga një aktor mediokër siç është Halil Budakova.
Petrovci, në karrierën e tij ka qenë njëri ndër aktorët shqiptarë që ka marrë pjesë edhe në filma propagandues serb.
Ai është i njohur për rolin ku e kishte luajtur princin serb, Llazarin – i vrarë në betejën e Kosovës (qershor, 1389).
E veçanta e këtij roli që ishte pranuar nga Petrovci, është fakti se një gjë të tillë, aktorët serbë, për shkak se ishin kundër regjimit të Slobodoan Millosheviç-it, kishin refuzuar këtë rol.
Drejtori i teatrit të Nishit (anëtar i partisë së Millosheviç-it), i gjendur në këto kushte, meqë s’kishte opsione tjera, ia beson rolin Petrovcit, i cili e luan me krenari.
Enver Petrovci, racisti urban që po ecë në rrugën e trasuar nga Lëvizja Vetëvendosje
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë