Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vazhdën e takimeve me kryetarët e komunave veriore është takuar edhe me kryetarin e komunës së Zveçanit, Ilir Pecin, me të cilin ka diskutuar për qeverisjen komunale dhe shërbimet e reja.
Takimin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate dërguar mediave.
“Kryetari Ilir Peci, e njoftoi kryeministrin me projektet e përfunduara, 12 sosh, gjatë mandatit tij dhe për projektet që janë në proces të zbatimit”, thuhet në komunikatë.
Teksa është veçuar edhe praktika e takimeve të rregullta javore ndërmjet drejtuesve komunalë dhe qytetarëve të të gjitha komuniteteve.
“Gjë që dëshmon nivelin e mirë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, masat mbështetëse të komunës për banorë në fushën e bujqësisë, nga të cilat shumica e përfituesve vijnë nga radhët e komunitetit serb, masat e punësimit të mbështetura nga Qeveria, e prej të cilave deri më tani 80 qytetarë janë punësuar, si dhe bashkëpunimin e afërt të komunës me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal”.
Ndërsa, çështje diskutimi kanë qenë edhe sfidat e trashëguara në komunë, për nevojën dhe për investimet publike në zgjerimin, funksionalizimin dhe përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit.
“Me këtë rast, u theksua rëndësia e përgatitjeve dhe miratimi i buxhetit komunal sipas afateve të Qarkores Buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Trasnfereve, në mënyrë që buxheti për projektet aktuale dhe ato të reja të reflektojnë në Ligjin për Ndarje Buxhetore për vitin 2025”.
Para Pecit, Kurti është takuar edhe me kryetarin e Zubin Potokut, Izmir Zeqirin, me të cilin ka diskutuar për mbarëvajtjen e procesit të konvertimit të dokumenteve dhe pajisjes së qytetarëve me dokumente të Kosovës.
“Ata e njoftuan kryeministrin në lidhje me mbarëvajtjen e procesit të konvertimit të dokumenteve dhe pajisjes së qytetarëve me dokumente të Republikës së Kosovës, si dhe me rezultatet e deritanishme të masave të punësimit të mbështetura nga Qeveria, ndërkohë që veçuan fillimin e procesit të mbledhjes së tatimit në pronë dhe procesit të vlerësimit të pronave”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, më 9 shtator, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar edhe kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetimin si dhe nënkryetaren Marina Bogojeviç, me të cilët ka diskutuar për qeverisjen komunale në 15 muajt e fundit.
Po ashtu, më 5 shtator, Kurti është takuar me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq dhe nënkryetaren Katarina Adançiç si dhe drejtues të drejtorive komunale të kësaj komune të cilët i ka përgëzuar për punën e bërë në këtë komunë.
Kreu i ekzekutivit i ka ofruar kryetarit dhe nënkryetares së Veriut, mbështetjen e plotë të tij edhe të ministrive të linjës në adresimin e kërkesave dhe propozimeve të tyre.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë