Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë një reagim pas miratimit të Rezolutës së propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës, duke falënderuar deputetët për votën e tyre duke shtuar se qëndrimi i institucioneve është qëndrim parimor në mbrojtje të ligjshmërisë dhe se Kosova është vend sovran.
“Ne nuk do t’i shkelim parimet tona”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.
“Praktikat e dëmshme ndryshohen, e ligji do të respektohet. Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, ashtu duhet edhe të trajtohet”, ka shkruar ai.
Ai në postim ka bashkangjitur fjalimin e tij të mbajtur në Kuvend para deputetëve me rastin e propozimit të rezolutës nga partia e tij dhe thirrjes së seancës së jashtëzakonshme nga Qeveria të cilën e drejton po ai.
Gjithashtu, ka postuar edhe vegzën ku është publikuar rezoluta e miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë