Kurti ose Osmani – kandidatë të mundshëm për Çmimin Nobel për Paqe nëse lëvizin drejt Asociacionit, thotë Joseph
Edward Joseph, ligjërues universitar dhe njohës i rrethanave politike në Ballkanin Perëndimor, në një intervisitë për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), konsideroi se kryeministri ose presidentja kosovare – Albin Kurti e Vjosa Osmani – mund të jenë kandidatë potencialë për Çmimin Nobel për Paqe nëse lëvizin drejt Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Duke komentuar dështimin në Këshill të Evropës, pikërisht për shkak të mungesës së hapave konkratë rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ai vlerësoi se nëse kryeministri ose presidentja e procedojnë draftstatutin e propozuar nga Bashkimi Evropian (BE) në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, mund të nominohet për çmimin prestigjioz të paqes.
“Unë parashikoj që nëse kryeministri Kurti ose presidentja Osmani ecin përpara dhe dorëzojnë draftstatutin e përkrahur nga BE-ja dhe bën një hap përpara, ata do të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe”, theksoi ndër të tjera studiuesi i njohur që mbulon politikën amerikane në rajon.
Vjeshtën e kaluar, përfaqësuesi special i BE-së ua paraqiti liderëve në Prishtinë dhe Beograd draftstatutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ky draftstatut, në bazë të deklaratave të zyrtarëve evropianë, merr parasysh “vijat e kuqe” të përcaktuara nga ligji kushtetues i Kosovës.
“Kosova duhet ta bëjë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Mund të kemi mendime të ndryshme, edhe unë kam mendim tim, por nuk është se ka shumë rëndësi kjo. Ajo që ka rëndësi është që Kosova të ecë përpara. Pra, statuti i hartuar nga BE-ja duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese menjëherë ose Kosova nuk do të bëjë hapa përpara”, shtoi Joseph.
Ndryshe, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe konsiderohet obligim i pazbatuar, i cili buron nga marrëveshja e vitit 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Kjo është marrëveshja e vetme e dialogut që është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës me dy të tretat e votave dhe ka fuqinë ligjore të një marrëveshjeje ndërkombëtare.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë