Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takimin konsultativ me temën “Përgjigjet institucionale ndaj dhunës kundër grave në periudhën post COVID-19”, të organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Qendrën për Studime Gjinore (QSGj), ka thënë se në Kosovë ka pabarazi të thella dhe neglizhencë të institucioneve për mbrojtje të grave.
Ai ka thënë se tema për të cilën po diskutohet është shumë e ndjeshme dhe se pabarazitë dhe paragjykimet duhet të luftohen.
“Nuk kemi jetë të grave dhe vajzave për të humbur”, ka deklaruar Kurti.
Tutje ai në fjalën e tij përmendi rastet e vrasjeve të grave nga burrat.
“Kjo qeveri e ka bërë prioritet trajtimin e rasteve të dhunës së grave”.
Qeveria po punon në disa drejtime për mbrojtjen e grave.
“Ne po punojmë në tri fronte, ku çdo grua ka mundësi për mbrojtje juridike falas. Punë e vlefshme përmes zyrës së koordinatorit kundër dhunës në familje drejt përmirësimit të jetës së grave dhe vajzave”.
“Së fundmi dua të përmend strategjinë kombëtare e cila ka për qëllim zbulimin e hershëm dhe parandalimin e dhunës”.
Emancipimi i burrave është me rëndësi për të parandaluar këto raste dhe se jeta e dinjitetshme është e drejtë themelore për gratë.
Ndërsa Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zotuar se ka prioritet trajtimin e dhunës që ushtrohen ndaj grave.
“Gjatë gjithë këtyre muajve sa jemi në qeveri kemi ndërmarrë nisma serioze për adresimin e këtij fenomeni. Prej janarit deri në këtë muaj kemi 2000 raste të dhunës në familje që janë raportuar”.
Ekonomia dhe drejtësia janë dy faktorë që ndikojnë në zvogëlimin e rasteve të dhunës ndaj grave ka thënë Haxhiu.
“Zhvillimi ekonomik po ashtu dhe drejtësia janë të domosdoshme për të zvogëluar numrin e rasteve të dhunës në familje. Vetëm 13% e grave janë pjesë aktive të tregun të punës. Dhe këto shifra flasin për përjashtim të grave nga tregu i punës”, deklaroi ajo.
E drejta për jetë dhe pa dhunë është detyrim, andaj ajo edhe duhet të garantohet tha Haxhiu.
Kryeshefja ekzekutive për Agjenci për Barazi Gjinore nga Zyra e Kryeministrit, Edi Gusia, tha se janë ndarë 1 milion euro për 115 kopshte dhe 630 mijë euro për organizata joqeveritare.
Ndërsa nikoqirja tjetër e këtij organizimi, Drejtoresha ekzekutive e QSGj-së, Luljeta Demolli, tha se e drejta e grave për të jetuar pa dhunë varet nga mbrojtja e shtetit.
Ajo vlerësoi se një gjë e tillë duhet të jetë prioritet për institucionet e vendit dhe se qeveria dhe parlamenti kanë detyrim ligjor për të mbështetur dhe zbatuar Konventën e Stambollit.
Demolli tha se “një e 10-ta e qytetarëve në Kosovë mendojnë se gratë duhet të pajtohen me dhunën për të mbrojtur familjen e tyre. Kurse një e treta e tyre pajtohen se burrat në vend janë të dhunshëm”.
Ajo kërkoi qaj për gratë në polici për të paraqitur kallëzim penal. Ato sipas saj duhet të informohen për te drejtat e tyre për të marrë shërbime të lehta.
Të pranishëm në këtë diskutim ishin edhe disa panelistë të tjerë nga shoqëria civile.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë