Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që të heqen masat mbi Kosovën, pasi sipas tij janë “të padrejta dhe jo fer”.
Përveç kësaj Kurti gjatë vizitës së tij në Bruskel ka kërkuar që aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian të trajtohet.
“Kryeministri Kurti bëri thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Sa i përket Planit të Rritjes, kreu i ekzekutivit u shpreh se Kosova ka qenë një ndër vendet e para që ka dorëzuar Agjendën e Reformave, duke treguar kështu përkushtimin e saj për Planin e Rritjes.
Ndërsa në prag të 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, në njoftim thuhet se Kurti “konfirmoi mbështetjen për këtë proces, teksa shprehu angazhimin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për marrëveshje të reja”.
Duke theksuar edhe rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në vitin 2022 në Berlin.
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, i ka mbledhur këtë të enjte liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në një drekë pune në Bruksel për planin e rritjes ekonomike prej 6 miliardë eurosh – një paketë madhore e asistencës financiare për periudhën 2024-2027 – ndërsa pjesëmarrjen e kanë konfirmuar tashmë të gjashtë udhëheqësit rajonalë.
Përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në ngjarje janë duke marrë pjesë edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, kryeministri maqedonas, Hristjan Mickoski, kryeministri malazez, Millojko Spajiç, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana Krishto, ku do të diskutojnë rreth agjendave të reformave.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Lajçak: Zbardhja e fatit të personave të zhdukur është një çështje urgjente humanitare
-
Haradinaj takon gjeneralin amerikan që ndihmoi në ngritjen dhe zhvillimin e FSK-së
-
Abdixhiku thotë se nëse zgjidhet kryeministër, buxheti i Kosovës do të jetë 5 miliardë euro
-
Komandanti i KFOR-it thekson nevojën për koordinim të vazhdueshëm me institucionet e sigurisë në Kosovë