Kosova

Kurti do të marr pjesë në Forumin e Sigurisë në Varshavë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë njëri nga pjesëmarrësit në Forumin e Sigurisë së Varshavës.

Lajmin e ka bërë të ditur Kurti përmes një shkrimi në rrjetin social ‘X’.  

“Jemi të emocionuar të njoftojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të na bashkohet si Kryetar i FSV2024”, është thënë në njoftimin e Forumit të Varshaves.

Kurti kishte marrë pjesë në Forumin e Varshavës edhe në vitin 2021, kur ai ishte kryeministër për herë të parë.

Në atë forum, ai diskutoi çështje të rëndësishme për sigurinë dhe zhvillimin në Ballkanin Perëndimor.

Forumi i Varshavës (Warsaw Security Forum – ËSF) është i dedikuar për diskutime dhe analiza të çështjeve të sigurisë dhe politikës së jashtme, veçanërisht ato që ndikojnë në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Ky forum mblidhet çdo vit në Varshavë, Poloni, dhe synon të trajtojë sfidat globale të sigurisë, si dhe çështjet strategjike që lidhen me NATO-n, Bashkimin Evropian, dhe sigurinë transatlantike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore