Lajme

Kur fati ‘të buzëqesh’ tri herë me tri bileta lotarie


Kur fati të buzëqesh tri herë.

Ky është rasti i një burri nga Karolina e Veriut.

“Ai bleu bileta te ne, në të njëjtin dyqan për katër vjet dhe sot po feston çmimin e tij të tretë të madh”, janë shprehur punonjësit e dyqanit.

Terry Splawn i Concord nuk u ndal me dy “çmimet e para”.

Ai vazhdoi të blinte bileta dhe tanimë me një të tillë, prej 20 dollarësh, fitoi plot 100 mijë dollarë.

Pas taksave shtetërore, Splawn bleu një shtëpi, afërsisht 71 mijë dollarë.

Në prill 2017, ai bleu një biletë nga Sam’s Mini Stop në Concord dhe fitoi një milion dollarë, sipas njoftimit për shtyp.

Pothuajse dy vjet më vonë, shkoi përsëri në dyqan, bleu një biletë tjetër, dhe fitoi një çmim tjetër prej një milion dollarësh, thanë zyrtarët e lotarisë.

“Kjo është jashtëzakonisht e rrallë”, u shpreh Jan Hannig, profesor i statistikave në UNC-Chapel Hill, për shanset që i njëjti person të fitojë dy çmime lotarie prej një milion dollarësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore