Përballje

Kupa e Afrikës/ Sonte luhet për finalen


Kupa e Afrikës ka arritur në fazën kulminante të saj.

Nga 24 skuadra gjithsej që ishin, tani kanë mbetur vetëm edhe katër.

Sonte, më 2 shkurt dhe nesër, do të mbesin dy skuadra, me dy ndeshjet që do të sjellin nga një finalist.

Gjysmëfinalja e parë zhvillohet sonte, ndërmjet Burkina Faso-s dhe Senegal-it.

Kjo është gjysmëfinalja e tretë në katër paraqitjet e fundit në AFCON për Burkina Faso-n.

Ata në këtë ndeshje vijnë pas një fitore të luftuar 1-0 përballë Tunizisë në çerekfinale.

Në dy gjysmëfinalet e fundit, penalltitë janë nevojitur për të zgjidhur ndeshjen e Burkina Faso-s – dhe ata kanë një fitore, një humbje.

Vendi i dytë i 2019-ës, Senegal-i, vjen në këtë ndeshje pas një fitore mbreslënëse përballë Guinesë Ekuatoriale në çerekfinale.

Gjatë këtij shekulli, Senegal-i ka arritur tri herë gjysmëfinalen, dhe në dy raste ka fituar në kohën shtesë.

“Luanët e Terangës” medoemos kërkojnë që të vërtetojnë se janë mbretërit e Afrikës duke fituar titullin e parë kontinental.

Ata po kalojnë një formë shumë të mirë, ku janë pa humbje në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Historia thotë se ndeshjet e këtyre dy skuadrave zakonisht janë të barabarta.

Kjo dyshe, në 11 ndeshjet e fundit kundër njëra-tjetrës ka parë barazimin shtatë herë, me të dy palët që kanë nga dy fitore secila.

Fiutesi i këtij dueli, në finalen e 6 shkurtit do të përballet me fituesin e duelit Kamerun – Egjipt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore