Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë të shtunën e 9 tetorit ndeshjen përballë Hungarisë në transfertë. Ndeshje e cila luhet për llogari të kualifikueseve të Kupës së Botës, Katar 2022.
Në konferencë për shtyp para gazetarëve ishin dy lojtarë të kombëtares kuqezi, kapiteni Elseid Hysaj dhe sulmuesi Sokol Cikalleshi.
Fillimisht ishte Hysaj, që u përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Shkodrani është shprehur se skuadra është e gatshme për sfidën me Hungarinë.
“Skuadra është e gatshme për këtë ndeshje sepse siç e kemi parë edhe në ndeshjet e kaluara që kemi luajtur shumë mirë”, theksoi futbollisti i Lazio-s në Serie A.
“Kemi analizuar edhe ndeshjen e kaluar me trajnerin dhe jemi duke përgatitur këtë ndeshje në mënyrë sa më të mirë të mundshme dhe besoj se jemi gati për këtë ndeshje”.
“Shpresoj që çunat ta marrin sa më ‘vështirë’ këtë ndeshje sepse me të vërtetë është një ndeshje e rëndësishme për ne, që të shkojmë të përqëndruar për të dhënë maksimumin dhe për të dalë më tre pikët”, vijoi shkodrani.
Përsa i përketë të dy përballjeve, me Hungarinë dhe Poloninë, Hysaj ka theksuar se skuadra shikon të marrë pikët maksimale.
“Gjashtë pikë, ne shkojmë për gjashtë pikë. Me të gjithë këta lojtarë që kemi në grup, shkojmë motivisht shumë lart për t’i fituar të dyja sepse i kemi mundësitë. Duhet të besojmë te vetja jonë”, ka shtuar Hysaj.
Cikalleshi gjithashtu vuri theksin te forca e grupit. Ai tha se “Ekipi duhet të funksionojë si një ekip i tërë, si një grup. Të gjithë lojtarët në klubet e tyre po marrin minuta dhe kjo besoj se është më e rëndësishme”.
“Kemi bërë ndeshje të mira dhe kemi bërë edhe rezultate. Janë dy ndeshje mjaft të rëndësishme për ne”.
“Duke qenë se jemi përpara këtyre ndeshjeve që janë shumë të rëndësishme, ne jemi të fokusuar në arritjen e dy rezultateve pozitive që mund të na dërgojnë në Botëror”.
“Kur shkojmë në transfertë, nuk është e thënë se shkojmë vetëm për 3 pikë, sepse futboll është dhe të gjitha rezultatet janë të mundshme”.
“Por duke parë momentin dhe formën e lojtarëve tanë, mendoj dhe më vjen mirë që ne mendojmë të shkojmë në Hungari për ta fituar ndeshjen dhe jam i bindur që do shkojmë atje për të arritur atë çka duam”, përfundoi lojtari nga Kavaja.
Shqipëria do të luajë fillimisht me Hungarinë në “Puskas Arena” dhe më pas me 12 tetor do të presë në Tiranë në stadiumin “Air Albania” Poloninë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Gjimshiti, Bare, Manaj e Kumbulla humbasin Çekinë dhe Ukrainën prej dëmtimeve
-
Kur duhet të panikosen “Qytetarët” e Pep Guardiola-s
-
Nations League/ Strakosha e Fetai: Luajmë të përqendruar dy finale në shtëpi, kemi publikun tonë që do të na mbështesë
-
Parisi do të “blindohet” për ndeshjen Francë-Izrael