Tabloidi britanik “The Sun”, i ka dedikuar biznesmenit turk, Faruk Fatih Ozer një artikull, pasi ky i fundit është ende në kërkim ndërkombëtar.
Ozer orkestroi një nga mashtrimet më të mëdha në historinë e Turqisë moderne ndaj 400 mijë njerëzve, me një vlerë prej 2 miliardë dollarësh, shkruan “The Sun”.
Faruk Fatih Ozer, 27 vjeç, themeluesi dhe kryetari i shkëmbimit të kriptove turke Thodex, mbetet ende në arrati.
Deri më tani – lidhur me mashtrimin – janë arrestuar 62 persona.
Sipas zërave nëpër ambiente policore, shkruan “The Sun”, Ozer druhet se mund të ketë vdekur.
Nuk ka asnjë shenjë prej tij që nga hera e fundit që u pa në një hotel të Shqipërisë gjatë muajit maj.
Thodex thuhet se kishte një vëllim shkëmbimi prej rreth 12 miliardë dollarë çdo muaj para se – papritmas – të mbyllej, së bashku me përdoruesit e kriptove të saj.
“Ai gjithashtu besohet se ka ikur menjëherë pasi u nda me të dashurën e tij, modelen Eslem Sena Nur”, nënvizon “The Sun”.
Eslem tha se ajo e kishte braktisur atë për motive xhelozie – dhe kurrë nuk e kishte kuptuar se ai ishte kreu i një kompanie kaq të madhe ose se ai mund të ishte fajtor për vjedhje.
Ozer është sinjalizuar me mjoftim të kuq nga Interpoli – i cili urdhëron autoritetet lokale të arrestojnë të dyshuarin për ekstradim – për mashtrim të rëndë dhe ndërmarrje kriminale.
Thodex
Thodex ishte një hapësirë ku përdoruesit mund të ruanin, blinin dhe shisnin kriptovaluta – por faqja e internetit papritmas doli jashtë linje më 19 prill, duke i pamundësuar klientëve aksesin në fondet e tyre.
Dhe në të njëjtën kohë Ozer besohet të ketë hipur në një aeroplan për në Shqipëri në Aeroportin e Stambollit më 20 prill dhe ai dyshohet se ka marrë me vete rreth 2 miliardë dollarë – të aksesueshme në kripto.
Prokurorët besojnë se mashtrimi ishte planifikuar me kujdes me një ofertë fitimprurëse për investitorët që të kalojnë llogaritë e tyre kripto në Thodex.
Dhe më pas ata fituan pesë ditë në të cilat likuiduan asetet dhe ikën duke pretenduar se ishte gjetur një partner i ri.
Thodex u zotua se do të jepte 2 milionë dogecoins për investitorët që transferuan pasuritë e tyre në platformë para se të bllokohej.
Në mesin e dhjetëra të arrestuarve për skemën e supozuar përfshihen vëllai i Ozer-it, Guven Ozer dhe motra Serap Ozer – që të dy thuhet se janë burgosur.
Rreth 78 urdhër-arreste janë lëshuar në lidhje me Thodex.
Thodex ka pohuar se kriptovaluta u mbyll për shkak të mungesës së fondeve.
Njeriu i mistershëm
Në fund thuhej se ai do të “kthehej në Turqi” brenda pak ditësh – por tani kanë kaluar 107 ditë që kur ai mori fluturimin për në Shqipëri.
Ozer besohet se fshihet ose në Shqipëri, ose në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si; Mali i Zi, Kosova apo Maqedonia e Veriut. Potencohet edhe destinacioni i Tajlandës si një mundësi.
Katër ekipe prej pesë detektivësh turq janë dërguar në vendet evropiane në listë për të kërkuar Ozer në bashkëpunim me policinë vendase.
Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, ka thënë gjithashtu se 2.7 milionë paundë u kapën në tre llogari bankare të regjistruara në emrin e Ozer, ndërsa ata punojnë për të rimarrë fondet e munguara.
Arratisja e pretenduar e Ozer erdhi vetëm disa ditë para se Turqia të planifikonte të vendoste një ndalim të përdorimit të kriptomonedhës – për të paguar mallra dhe shërbime më 30 prill.
Qytetarët turq thuhet se kishin përdorur gjithnjë e më shumë kripto për të mbrojtur kursimet e tyre për shkak të një rënie të mprehtë të lirës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Një Shtet Sovran Bektashi: Revolucion Fetar në Shqipëri, apo eksperiment Politik?
-
Hoxha pranon se është i pakënaqur me rezultatet e Policisë
-
Pakti i emigrantëve të Italisë me Shqipërinë nuk ka kuptim – Pra, cila është arsyeja e vërtetë që Starmer po tregon interes?
-
Mbyllet hetimi për dosjen “Partizani”, Berisha sërish në SPAK