Lajme

Kryqi i Kuq përgatitet për të pritur 50 pengje të Hamasit


Transmetuesi izraelit “i24NEWS” raportoi duke cituar burime brenda Gazës, finalizimin e një marrëveshjeje të mundshme e cila aktualisht duke u zhvilluar për lirimin e pengjeve, me ndërmjetësimin e Qatar-it që luan një rol vendimtar.

Kryqi i Kuq është rrugës për të pritur një grup prej rreth 50 prej të rrëmbyerve me shtetësi të dyfishtë.

Sipas burimeve të “i24NEWS”, transferimi i tyre do të bëhet në zonën Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës.

Nëse nuk shfaqen pengesa të reja, një marrëveshje pritet të arrihet në orët në vijim.

Si pjesë e mirëkuptimit dhe për të lejuar personelin e Kryqit të Kuq të arrijë në zonë të sigurt, burimet raportojnë se nuk ka pasur asnjë sulm ajror izraelit në Gaza gjatë këtyre orëve të fundit.

Gazeta amerikane “The New York Times”, duke cituar një zyrtar të lartë ushtarak izraelit, raportoi më herët se bisedimet janë duke u zhvilluar për lirimin e rreth 50 shtetasve të dyfishtë nga robëria e Hamasit, “bazuar në bisedat midis Shteteve të Bashkuara dhe Qatar-it”.

Senatori i Rhode Island, Jack Reed, i cili kryeson Komitetin e Shërbimeve të Armatosura, i thotë NYT-së nga Kajro se Izraeli duhet të vonojë një pushtim tokësor për të lejuar negociatat e pengjeve.

“Ka kaq shumë faktorë, nxitimi në këtë ndoshta nuk është qasja më e mirë”, thotë ai.

Transmetuesi “Channel 12”, duke cituar një burim izraelit, thotë po ashtu se një marrëveshje mund të nënshkruhet së shpejti.

Ndërtimi i situatës

Hamasi mori të paktën 200 pengje gjatë një bastisjeje të agimit të 7 tetorit të kryer nga Rripi i Gazës mbi komunitetet dhe bazat ushtarake në Izraelin jugor.

Izraeli është kundërpërgjigjur duke goditur Gazën me sulme ajrore, duke vrarë mijëra dhe ka thënë se do të veprojë për të liruar pengjet ndërkohë që do të zhdukë Hamasin.

Në vitin 2011, Izraeli u kritikua nga disa nga qytetarët e tij për shkëmbimin e 1 mijë e 27 të burgosurve palestinezë për të fituar lirimin e një ushtari izraelit.

Izraeli ka thënë se bllokada e enklavës nuk do të ketë fund pa lirinë e pengjeve izraelitë.

Kalimi Rafah midis Egjiptit dhe Gazës pritet të hapet së shpejti për dërgimin e sasive të kufizuara të ndihmave.

Rreth 200 persona, duke përfshirë 30 adoleshentë dhe fëmijë të vegjël dhe 20 persona mbi moshën 60 vjeç, po mbahen peng në Gaza, tha të enjten transmetuesi publik izraelit Kan, duke cituar burime ushtarake.

Hamasi thotë se ka 200 pengje dhe se 50 të tjerë mbahen nga grupe të tjera të armatosura në enklavë. Ai tha se më shumë se 20 pengje janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Izraeli thotë se pengjet u dërguan në Gaza, por vendndodhja e tyre e saktë brenda enklavës nuk dihet, duke e bërë shpëtimin e tyre më të komplikuar. Zyrtarët kanë thënë se shumë mund të mbahen në kufirin e tuneleve nën Gaza që trupat izraelite i quajnë “Metroja e Gazës”.

Hamasi dhe pengjet: Po për lirimin e civilëve, jo për ushtarët

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore