Kosova

Kryeministri Kurti ndalet në Prizren, para samitit në Tiranë


Pjesëmarrja e Kryeministrit të Kosovës në Samitin e Krerëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet sot në Tiranë, tashmë është konfirmuar.

Por, para se të udhëtonte për në kryeqytetin Shqiptarë, Kurti u ndal në Prizren për të bërë homazhe te Lidhja e Prizrenit.

Sot bëhen 143 vjet nga fillimi i organizimit dhe themelimit të Lidhjes së Prizrenit, më 10 qershor të vitit 1878.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot do të marr pjesë në Samitin e Krerëve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Tiranë.

Në llogarinë e tij në Facebook, Kryeministri Kurti ka thënë se e kishte të domosdoshme të ndalej në Prizren, për të nderuar veprimtarinë e kësaj lidhje.

“Gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut”.

“Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”, e ka përfunduar shkrimin Kryemministri i Kosovës Albin Kurti.

Në anën tjetër, Tirana sot do të presë liderët e Ballkanit Perëndimor në samitin e radhës.

Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet në Shqipëri më 10 qershor. Lajmi është konfirmuar edhe nga zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas një takimi me ambasadorin shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi.

Kryeministri Rama do të presë në Pallatin e Brigadave kryeministrat e Kosovës, Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë & Hercegovinës dhe Malit të Zi.

Samiti do të drejtohet nga Rama dhe Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi. Ky samit mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit, 2 javë para vendimit të Këshillit Europian lidhur me negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Tirana dhe Shkupi presin nga Këshilli vendimin për caktimin e një date për Konferencën e parë Ndërqeveritare, ç’ka do të thotë nisja zyrtare e procesit të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian.

Tema kryesore e takimit do të jetë integrimi i vendeve të rajonit në BE.

Në samitin e vitit të shkuar liderët e vendeve ranë dakord për të rritur bashkëpunimin tregtar dhe të miratojnë politika të gjelbra.

Kryeministrat do të bisedojnë gjithashtu për një plan rimbëkëmbje ekonomike pas pandemisë COVID-19.

 

Agjenda e plotë e Samitit të Ballkanit Perëndimor:

09.30 – Takim Bilateral me Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.00 – Takim Bilateral me Olivér Várhelyi, Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë (FOTO + Kamera Zyrtare)

10.30 – Mbërritja e delegacioneve (FOTO + Kamerat e akredituara të vendosura në oborrin përpara hyrjes)

Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian

Milo Đukanović, President i Malit të Zi

Ana Brnabić, Kryeministre e Serbisë

Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës

Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës

Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Majlinda Bregu, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal

Emir Djikic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA

Ljuba Siljanoska, Zëvendës Drejtori i Sekretariatit të Përhershëm të organizatës së Traktatit të Komunitetit të Transportit

11.00 – Seanca Plenare (FOTO + Kamera Zyrtare)

12.30 – Foto Familjare (FOTO + Kamera Zyrtare) 12.30 – Konferencë për shtyp e Kryeministrit Edi Rama me Komisionerin Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi (Regji Televizive + FOTO + Kamerat e akredituara)

13.00 – Drekë Pune (FOTO + Kamera Zyrtare 3 minuta)

15.00 – Firmosje e marrëveshjeve (Regji Televizive + FOTO + Kamera Zyrtare)

15.15 – Ceremonia e inaugurimit të Qendrës së Informimit Kulturor (FOTO + Kamera Zyrtare)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore