Lajme

“Krokodili i Wall Street” dhe i shoqi arrestohen për pastrimin e miliardave dollarë vlerë Bitcoin


Një çift është arrestuar dhe akuzuar për pastrimin e miliardave dollarë Bitcoin të vjedhura gjatë hakimit të Bitfinex në 2016.

Njoftimi u bë nga Departamenti i Drejtësisë, i cili e konsideroi aksionin si sekuestrimin e shumave financiare më të mëdha ndonjëherë.

Ilya ‘Holandez’ Lichtenstein, 34 vjeç, dhe gruaja e tij, Heather Rhiannon Morgan, 31 vjeç, e cila njihet me emrin e artit Razzlekhan, u arrestuan të martën në Manhattan me akuzat për pastrim parash dhe komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara.

Zyrtarët federalë të zbatimit të ligjit thanë se ata rikuperuan afërsisht 3.6 miliardë dollarë në kriptomonedha, lidhur me hakimin e Bitfinex, platformë shkëmbimi valutor virtual, sistemet e të cilit u thyen rreth gjashtë vjet më parë.

Morgan, repere dhe ish-kontribuese në revistën “Forbes”, në këngën e saj të vitit 2019, “Versace Bedouin”, e shpalli veten si “Krokodili i Wall Street”.

Vetë hakimi i Bitfinex në gusht të vitit 2016 ishte një nga grabitjet më të mëdha të kriptove të regjistruara ndonjëherë – aq masive sa lajmi i vjedhjes shaktoi 20% rënie të vlerës së Bitcoin në atë kohë.

Lichtenstein dhe Morgan deri më tani nuk janë akuzuar drejtpërdrejt për kryerjen e hakimit, por për marrjen dhe pastrimin e kriptove të vjedhura.

Çështja është paraqitur në një gjykatë federale në Distriktin e Washington-it.

Çifti akuzohet për pastrimin e 119 mijë e 754 Bitcoin që u vodhën, pasi një haker sulmoi Bitfinex dhe kreu më shumë se 2 mijë transaksione të paautorizuara.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë thanë se transaksionet në atë kohë vlerësoheshin në 71 milionë dollarë, por me rritjen e vlerës së monedhës, ato tani vlerësohen në mbi 4.5 miliardë dollarë.

Prokurorët thanë se të ardhurat e paligjshme u shpenzuan për një sërë gjërash, nga ari dhe NFT-të, deri tek “gjërat absolutisht të zakonshme, si blerja në supermarkete”.

Zëdhënësit e Bitfinex thanë në një deklaratë se po punojnë me Departamentin e Drejtësisë për të “kthyer e Bitcoin-ët e vjedhur”.

Ankesa penale e së martës erdhi më shumë se katër muaj pasi Departamenti po hapte një Ekip të ri Kombëtar për Kriptomonedhave, i cili përbëhet nga një përzierje ekspertësh kundër pastrimit të parave dhe sigurisë kibernetike.

Sulmet nga kriminelët kibernetikë

Kriminelët kibernetikë që sulmojnë kompanitë, institucionet dhe individët me viruse ransomware shpesh kërkojnë pagesë në formën e kriptomonedhës.

Në një shembull të profilit të lartë vitin e kaluar, hakerët shkaktuan një mungesë të gjerë të gazit në Bregun Lindor të SHBA-ve kur duke përdorur softuerin e quajtur DarkSide për të sulmuar tubacionin Colonial.

Departamenti i Drejtësisë, më vonë, rikuperoi rreth 2.3 milionë dollarë në kriptomonedha.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë thonë se, megjithëse përhapja e shkëmbimeve të kriptomonedhave dhe monedhave virtuale përfaqëson risi, trendi është shoqëruar gjithashtu me pastrim parash, ransomware dhe krime të tjera.

“Arrestimet e sotme dhe kapja më e madhe financiare e Departamentit ndonjëherë, tregojnë se kriptomonedha nuk është një strehë e sigurt për kriminelët”, tha në një deklaratë Zëvendës Prokurorja e Përgjithshme, Lisa Monaco.

“Në një përpjekje të kotë për të ruajtur anonimitetin digjital, të pandehurit pastruan fondet e vjedhura përmes një labirinti transaksionesh me kriptomonedha.

Falë punës së përpiktë të zbatimit të ligjit, departamenti tregoi edhe një herë se si mund dhe do t’i ndjekë paratë, “pavarësisht nga forma që marrin”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore